A1 Report - Vrasja në Sarandë, pamje nga largimi i autorëve pas ekzekutimit

2015-08-22 6

SARANDE- Kamera e sigurisë së një biznesi pranë vendit ku u ekzekutua 32-vjeçari Edmond Mehmeti në Sarandë, ka sjellë identifikimin e 6 personave që morën pjesë në vrasje. A1 Reporti ka siguruar edhe pamjet filmike të momentit ku 6 autorët largohen nga skena e krimit.

A1 Report ka siguruar edhe pamjet të kamerave të sigurisë së një biznesi të vogël pranë vendit ku u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të 10 korrikut Edmond Theodhori (Mehmeti).

Pamjet tregojnë momente e largimit të autorëve pas ekzekutimit të 32-vjeçarit. Kanë qenë pikërisht këto pamje të cilat kanë ndihmuar policinë të identifikojë autorët e ngjarje, çka ka sjellë arrestimin e 3 prej tyre dhe shpalljen në kërkim të xhaxhait me dy nipërit.

Vrasja e 32-vjeçarit në Sarandë, 3 në pranga, 3 të tjerë në kërkim
Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Edmond Mehmeti, pronar i një lavazhoje në qytetin bregdetar të Sarandës. Autorët e dyshuar nga policia janë të 6 me orgjinë nga Laçi dhe Gjorm-Kruja.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin tre prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Edmond Theodhori (Mehmeti). Kështu bëhet e ditur se në pranga jkanë rënë Ledi (Enkelejd) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç, Ylli Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë. Ajman Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.


Gjithashtu policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim të cilët janë xhaxha dhe nip, të cilët janë Gani Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. Elion (Kejsi) Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Krujë dhe Keivi (Ahmet) Hysa, 23 vjeç, banues në Gjorm-Krujë.

Free Traffic Exchange