A1 Report - Sarandë, gjendet arma që qëlloi 32-vjeçarin, arrestohen 3 persona

2015-08-22 1

SARANDE- Tre persona janë arrestuar nga policia mëngjesin e ditës së djeshme, në qytetin e Laçit pasi dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Edmond Mehmeti, pronar i një lavazhoje në qytetin bregdetar.

Po kështu është janë shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjetë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik nga policia. Personat e arrestuar janë dërguar drejt Sarandës, ku dhe po kryhen hetimet nga prokuroria mbi këtë ngjarje.

Sipas burimeve, konfirmohet se është gjetur edhe arma e krimit, ishte hedhur në afërsi të një diskoje rreth 500 metër larg vendit ku ndodhi vrasja.