A1 Report - Arrestimi i Drejtorit të Hipotekës në Lushnje, Naço: Denonconi abuzimet

2015-08-22 2

LUSHNJË - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka reaguar lidhur me arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Lushnjës, Elvis Bajaziti dhe shoferi i tij, Aurel Tiranishti pasi u kapën në flagrancë duke marrë ryshfet.

?Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin në çdo qelizë të administratës publike. Inkurajojmë organet ligjzbatuese dhe i mbështesim ato në goditjen e këtyre fenomeneve që shfaqen në institucionet e shërbimit publik", është shprehur Naço.

Ministri tha se inkurajon qytetarët, që të vijojnë denoncimin e çdo sjelljeje apo veprimi korruptiv nga punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.


Arrestohen i Hipotekës dhe shoferi, morën 3000 ? ryshfet

Drejtori i Hipotekës së Lushnjës, Elvis Bajaziti dhe shoferi i tij, Aurel Tiranishti janë vënë në prangat e Policisë së Lushnjes pasi u kapën në flagrancë duke marrë ryshfet. Ata u kapën duke i marë 3000 Euro shtetasit me iniciale D.B. nga qyteti i Lushnjes në këmbim të dhënies së çertifikatës së pronësisë.

Elvis Bajaziti, 29 vjeç banues në lagjen ?Kongresi? dhe Aurel Tiranishti, 35 vjeç, banues në banues në lagjen ?Gafur Muço? të Lushnjes u kapën në flagrancë nga efektivët e Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Lushje në lokalin e D.B. teksa i mernin atij shumën e parave. Shoferi, Aurel Tiranishti kishte rolin e sekserit në paratë që u mernin qytetarëve.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale të "korrupsionit pasiv" dhe "ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike?. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/arrestimi-i-drejtorit-t--hipotek-s-n--lushnje-na-o-denonconi-abuzimet-304438.html#sthash.d0Xci6L9.dpuf