A1 Report - Abuzimet në Arsim,KLSH:771 mijë € dëm ekonomik e emërime pa kriter

2015-08-22 2

TIRANË - Të dyshuar se kanë shkelur procedurat e Prokurimit Publik duke shkaktuar në buxhetin e shtetit 771 mijë euro dëm ekonomik janë kallëzuar në Prokurori 3 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit mes tyre dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie Plaren Ndreca.

Kallëzimi është depozituar nga Kontrolli i lartë i shtetit i cili në një njoftim për mediat deklaron se në përfundim të auditit për periudhën shtator 2013 dhjetor 2014, janë konstatuar një sërë shkeljesh mes tyre dhe bllokimi i kuotave për doktoratura në Universitete Publike duke orientuar fondet vetëm për një Universitet Privat.

Për ndërtimin e Tirana Olimpik Park KLSH kallëzon në Prokurori për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera Sekretarin e Ministrisë së Arsimit i cili rezulton të ketë qenë dhe kreu i komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe shtetasen E.K me detyrë përgjegjës sektori në financat e Ministrisë.

Auditi i KLSH është ndalur dhe në drejtorinë rajonale fier e cila ka emëruar si përgjegjëse në zyrën Arsimore Lushnjë, ish drejtoreshën Luiza Tabaku tashmë të dënuar për korrupsion. KLSH shprehet se Tabaku nuk ka asnjë përvojë në fushën e arsimit dhe është emëruar në postin që ka mbajtur deri në momentin e arrestimit në kundërshtim me procedurat ligjore. - See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/abuzimet-n--arsimklsh771-mij---euro--d-m-ekonomik-e-em-rime-pa-kriter-304587.html#sthash.6SNGyysa.dpuf

Free Traffic Exchange