BERAT - Pishat qindra vjeçare të qytetit të Beratit janë rrëzuar në tokë gjatë punimeve për rikonstruksionin e lulishtes pranë qendrës së qytetit.
Gërmimet pa kriter të bëra nga firma kontraktore kanë shkulur pishat dhe pemët duke shkaktuar një masakër mjedisore dhe shkatërruar kurorën e gjelbër e këtij qyteti.
Qytetarët të alarmuar nga pamja e krijuar shprehen të zemëruar për atë që po ndodh, sipas tyre pishat duhet të ruheshin, ato janë një vlerë e madhe për qytetin.
Sipas nënkryetarit të bashkisë, Bledar Blana, firma kontraktore ka shkelur mbi projektin, pasi nuk parashikohej të prekeshin pemët e lulishtes.
Për rehabilitimin e lulishtes së Beratit, është dhënë një investim prej 81 milionë lekë të reja akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por kjo për ta kthyer në një lulishte model, e jo për ta shkatërruar atë.
- See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/masaker-mjedisore-ne-beratpriten----pishat-qindra-vjecare-ne-qytet-304596.html#sthash.X4oSBmeG.dpuf