A1 Report - Fier, 13 faktet që dënuan me burg përjetë dashnorin vrasës

2015-08-22 8

FIER - Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Emiljano Yzeirajn 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e 33-vjeçarit Jetmir Lazaj 13 janarin e 2014-ës në fshatin Kalënjë të Mallakastrës.

Kjo ishte edhe kërkesa e Prokurorisë e cila kishte faktuar se Yzeiraj vrau Lazajn me paramendim për shkak se autori kishte një lidhje intime me bashkëshorten e të ndjerit, dhe e shikonte Lazajn si pengesë për vijimin e kësja marrëdhënieje.

Ne argumentet qe Prokuroria ka paraqitur ne Gjykate, diten kur e ka vrare, Yzeiraj i ka kerkuar nje takim 33-vjeçarit, dhe pasi e ka mashtruar me shaka qe situiata te dukej normale, e ka vrare me sepate ne malin e Goices.

"Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj jo vetëm që ka kërkuar të takohej me shtetasin Jetmir Lazaj, por ka improvizuar edhe një situatë normale bisedash dhe gallate (lojë) ndërkohë që e përçmonte, tregon karakterin kriminal dhe qetësinë shpirtërore paraprake të një vrasësi gjakftohtë", - argumenton prokuroria.

Po ashtu, thote Prokuroria, i riu ka komunikuar me mesazhe me bashkeshorten e te vrarit, ku i kerkonte asaj besimin per tu martuar bashke. Sipas mesazheve te siguruara nga organi i akuzes, zonja Lazaj i shprehej se ishte e martuar dhe me femije, ndersa 20-vjecari e ka garantuar se do e zgjidhte ai kete pune.

20-vjeçari Yzeiraj ne ate kohe 19 vjeç, qelloi per vdekje tre here me sepate ne koke, 33-vjecarin Lazaj. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/fier-13-faktet-q--d-nuan-me-burg-p-rjet--dashnorin-vras-s--304547.html#sthash.BBQOdYgx.dpuf