TIRANË - Mazhoranca ka ngritur pikëpyetje dhe paqartësi sa I takon projektligjit për Arsimin e Lartë. Në Komisionin e ligjeve teksa drafti po diskutohej nen për nen kryetari Fatmir Xhafaj ngriti shqetësimin se në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë se si ndërhyn shteti në rast falimenti të Universiteteve Publike të Pavarura.
?Risku i falimentimit cili është? Shteti është përpara dy alternativave. Alternativa e parë dhe dhe ligji ia krijon mekanizmat thotë, ky nuk shërben për interesin publik ose kostoja për ta mbajtur është më e madhe sesa dobia publike që sjell dhe në atë rast e le të falimentojë. Në rastin që sheh që dobia publike nga institucioni është më e madhe mekanizmat janë aty që nëpërmjet financimit dhe marrjes së kontrollit në bord ta shpëtojë si institucion dhe ta ruaj në dobi të interesit publik.?- u shpreh Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku.
?Ju thoni po bëj një xhiro dhe po vij këtu prapë kur ta kem në pozicion falimentimin. A mund të jetë në dispozita tranzitore të shkojmë diçka që e gradualizon këtë gjë. Në një ditë të bukur gjithë universitetet thonë, do thoni ju po nuk e ka qeveria, por kjo qeveri ka bërë dhe studentë pra ka treguar që ka pasur dhe provoja të kësaj natyre. Askush nuk mund të thotë që jam unë garancia, jo jo garancia nuk mbeten asnjëherë individët, cilido qofshin ata, është ligji është Kushtetuta.?- tha Xhafaj.
Ky projektligj i ardhur nga qeveria ka sjellë debate të forta nëpër komisione sidomos nga opozita, por jo vetëm, edhe nga Universiteti i Tiranës apo edhe nga grupet e tjera të interesit. - See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/arsimi-i-larte-debat-tek-ligjet-xhafaj-si-veprohet-ne-rast-falimenti-304571.html#sthash.3dJfdf3j.dpuf