A1 Report - Krujë, tregu prej 25 vjetësh në gjendje skandaloze,i riu i mbyllur

2015-08-22 1

Kjo rrugë e amortizuar është në funksion të gjithçkaje, për automjetet, këmbësoret, por prej 25 vjetësh kryen, madje ajo u shërben edhe tregtarëve.

Ky është tregu i Krujës, ku produktet e bulmetit, të mishit, gjësë së gjallë, perimeve, frutave e produkte të tjera ushqimore i ofrohen qytetarëve në mënyrë skandaloze, të ekspozuar në temperatura të larta, mes pluhurit, mbeturinave dhe jashtë çdo standardi të përcaktuar.
Kjo gjendje e mjerueshme është prezent prej 25 vjetësh dhe mesa na bëhet prezent nga këto pamje, bashkia, por edhe AKU nuk janë shqetësuar nga ky skandal. Ata që ankohen janë vetëm konsumatorët, por askujt nuk i është dukur shqetësuese situata që më shumë se fjalët, flet nga këto pamje. Një treg i tillë është i ligjëruar edhe nga bashkia pasi çdo ditë tregtarët paguajnë taksat për aktivitetin që ushtrojnë në rrugë.

Paradoksal paraqitet fakti se prej 2 vjetësh ka përfunduar së ndërtuari tregu agro-industrial me kushte të përshtatshme për tregtim, Konform të gjitha rregullave dhe ligjeve. Ai qëndron i mbyllur për arsye të panjohura dhe asnjëherë nuk e ka funksionin për të cilin është investuar.