A1 Report - 250 kg kokainë drejt Shqipërisë Kolumbiani për herë të I në gjyq

2015-08-22 1

TIRANË - Me përkthyes dhe me praninë e dy të afërmve të tij të cilët kishin mbërritur nga Spanja, Cesar Augusto Triana doli për herë të para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Më 9 qershor të 2014-ës në policia bëri publik arrestimin e tij në Rinas, por për herë të parë ai del në gjykatë ku nga pamja e tij, kolumbiani 37-vjeçar të lë përshtypjen e një moshe më të vogël.

Cesar Augusto Triana akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ndërsa vetë ai ka mohuar këtë akuzë duke kërkuar lirimin nëpërmjet avokatit Vladimir Meci.

Por si arriti Prokuroria në gjurmët e Trianës?
Më 5 qershor të 2014 në Bari të Malit të Zi autoritetet malazeze sekuestruan plot 250 kg kokainë në një kontenier të destinuar për në Shqipëri të ngarkuar me banane.

Sipas hetuesve shqiptar Kolumbiani kish mbërritur në Tiranë për të marrë pagesën e mallit. 250 kilogramët e kokainës Triana do ta trafikonte në Shqipëri së bashku me persona të cilët janë ende të paidentifikuar edhe pse ka kaluar plot një vit nga sekuestro e kokainës.

Në një kohë kur droga u kap nga policia në Mal të Zi, Triana i cili ndodhej në vendin tonë vendosi të largohej për të humbur gjurmët por pa mundur pasi në një kontroll të imtësishëm në Rinas ai u prangos si i dyshuar dhe tani është nën akuzë.

Kreu i trupës gjykuese Sandër Simoni për shkak të sekretit hetimorë dhe kërkesës së prokurores Elisabea Imeraj vendosi që procesi ndaj Kolumbianit të zhvillohet nga sot pa praninë e kamerave dhe pamja e tij pas hekurave do të mbetet e tillë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Krimet e Rënda.

Free Traffic Exchange