A1 Report - Basha takon Shulz: Nuk mund të ketë integrim pa dekriminalizmin

2015-08-22 1

TIRANË - Dekriminalizimi, korrupsioni dhe blerja e votës janë tre shqetësimet e opozitës të cilat kreu demokrat Lulzim Basha ia ka përcjellë presidentit të Parlamentit Evropian në takimin që pati me të në ditën e dytë të vizitës të Martin Shulz në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, lideri i opozitës Basha tha se marrëveshja e dekriminalizimit votuar dhjetorin e kaluar në parlament me kompromisin e të gjitha palëve nuk gjeti zbatim për shkak se sipas tij, mazhoranca kandidoi për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, persona me precedent kriminalë. "Nuk mund të ketë integrim me deputetë kriminelë në parlament dhe kryetar bashkish?, - theksoi Basha.

?Falë mbështetjes së Shulz u arrit marrëveshja për dekriminalizmin, për fat të keq nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së vullnetit politik të dyshes Rama-Meta. Në vend të dekriminalimit të jetës parlamentare u çua përpara përmes kandidimit të personave me precedent penalë në pushtetin vendor. Diskutuam për 3 sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet demokracia, krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Një angazhim konstruktiv i palëve do të ishte rruga e duhur për të zgjidhur këto probleme ekzistenciale. E sigurova Presidentin e PD se unë dhe opozita jemi të angazhuar për të ecur para me dekriminalimin?, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, pas pritjes që Shulz i bëri në zyrat e delegacionit të BE-së.

Basha tha se problem tjetër shqetësues për demokracinë e vendit, mbetet edhe blera e votës. Ai tha se i kishte kërkuar vëmendjen e veçantë të presidentit të PE-së ndaj raporteve parapraket OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 21 qershor në vendin tonë.

Është domosdoshmëri, sipas Bashës që institucionet ndërkombëtare ?të veprojnë në rrafshin politik për të kthyer standardet demokratike që u shkatërruan nga kjo mazhorancë në zgjedhje?.

Free Traffic Exchange