A1 Report - Naço te "5 Pyetjet": Reformë në drejtësi me opozitën dhe partnerët

2015-08-22 0

Ndryshimi i formulimit të KLD dhe përfshirja e Gjykatës së Lartë në të do të jenë edhe pikat kryesore të reformën në sistemin e drejtësi bëri të ditur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ftuar në emisionin e ?5 Pyetjet nga Babaramo.?

Gjatë emisionit të drejtuar nga Ilir Babaramo, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e cilësoi si lajm të mirë pjesëmarrjen e opozitës në reformën në drejtësi. Sipas Naços, PD po ndreq gabimin e bërë me reformën territoriale ku vendosi të mos jetë pjesëmarrëse.

?Reformën do ta bëjmë bashkë me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkë me opozitën, që të jetë një reformë e qëndrueshme?, deklaron Naço. ?Presim që opozita të sjellë ekspertët e vetë.?

Free Traffic Exchange