A1 Report - Shkodër, nën akuzë për korrupsion Mjeku Preçi:Duan të më denigrojnë

2015-08-22 4

Shkodër - ?Nuk jam inkriminuar në asnjë marrje ryshfeti, por janë disa institucione si policia dhe Prokuroria që duan të nxjerrin në pah punën e tyre duke denigruar bluzat e bardha.?- në këtë mënyrë është shprehur mjeku psikiatër Gjon Preçi mbi ndalimin e tij nga efektivet e policisë së Shkodrës për marrje ryshfeti.

Ky është rasti i dytë qe Preçi procedohet penalisht me akuzën e marrjes se ryshfetit për kryerjen e shërbimit të mjekut.

Preçi tha se komuniteti e ka vlerësuar maksimalisht punën e tij dhe se do të vazhdojë të shërbejë në të mirë të komunitetit pavarësisht këtyre tentativave për të denigruar figurën e tij dhe institucionit ku ai punon.