A1 Report - Gati formulari A2 për maturantët Qeveria miraton kuotat e studimit

2015-08-22 0

TIRANË - Për pak ditë maturantët do të duhet të plotësojnë formularin A2 për të zgjedhur se në cilën degë duan të orientojnë studimet e tyre.

Burime për A1Report pranë ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se formulari A2 tashmë është gati dhe e vetmja gjë që pritet është që në mbledhjen e radhës të qeverisë të miratohen kuotat për çdo degë.

Po ashtu burimet konfirmojnë se formulari është i njëjtë me atë që ka qenë edhe në vitet e shkuara pasi edhe programet e studimit për këtë vit nuk kanë pësuar ndryshime.

Për këtë vit akademik qeveria ka në plan që të miratojë më pak kuota studimi sesa vitet e shkuara.

Para plotësimit dhe dorëzimit të formularit A2 maturantët duhet të kenë paguar tarifat dhe kenë bërë kujdes me llogaritjen e pikëve dhe më pas me përzgjedhjen e degëve të studimit në mënyrë që të mos penalizohen.

Pengesa e vetme për mosplotësimin e këtij formulari i cili duhet të ishte mbyllur tashmë është mosmiratimi i kuotave.