TIRANË - Pavarësisht deklaratave optimiste që vijnë nga qeveria shqiptare, hapja e negociatave nuk pritet që të ndodh gjatë këtij viti. Ishte vetë presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz, që duke folur pas takimit me kryetarit e parlamentit Ilir Meta tha se në muajt e mbetur të këtij viti hapja e negociatave është e vështirë. Nga ana e tij kryeparlamentari Meta tha se vendi po ecën në rrugën e duhur me reformat, ku prioritet mbetet ajo në drejtësi?
...
Marrëveshja qe Eurogrupi arriti me Greqine kete mengjes ka bërë që Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz të vizitojë Shqipëri me kokën nga Brukseli, aq sa kish menduar te mos niset drejt vendit tone. Por Shulz ka dashur të mos tregohet i ?pabesë?... në vendin që traditë karakteristike të tijën ka pikërisht besën. Ndaj, ndërsa u arrit pakti i shpetimit per Greqinë, Shulz ka marrë avionin drejt Tiranës zyrtare për t?i treguar politikës shqiptare se është i besueshëm.
Pritjen e parë nga krerët e politikës shqiptare në Tiranë Shulz e pati me homologun e tij, kreun e Kuvendit Ilir Meta. Social demokrati i njohur për miqësinë e tij personale me eksponentë të së majtë shqiptare, lëshoi edhe disa batuta, se kishte synuar mbi 6 herë të vizitonte Shqipërinë, por për shkak të zhvillimeve i kishte anuluar në minutat e fundit.
?Jam nisur në orën 09:05 nga Mynihu dhe në 08:40 u arrit në zgjidhjen sa i përket Greqisë. Ndërsa po hipja në avion nuk e kisha të qartë nëse doja vija në Tiranë apo të kthehesha në Bruksel. Shpresoj që prania ime këtu të mos jetë e vonuar. Kam menduar 6-7 herë të vij, por për arsye të ndyshme nuk ja kam dalë të vij. Megjithatë thash duhet të shkojë në Shqipëri sot se në të kundër nuk do të jem i besueshëm?, - u shpreh kreu i Parlamentit Evropian. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/schulz-n--tiran--2015--shum----shpejt-p-r-negociata-me-be-n--304179.html#sthash.m7egPXLU.dpuf