A1 Report - Reforma në drejtësi, ambasadorët Lu e Vlahutin takohen me Xhafajn

2015-08-22 1

TIRANË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin janë pritur në një takim nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafajn, njëherësh edhe kryetar i komisionit për reformën në drejtësi.

Takimi midis Lu, Vlahutin dhe Xhafajt u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me atë që do diskutojnë Lu, Vlahutin dhe Xhafajt, por mendohet se tema e diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi dhe diskutimi rreth kthimit të opozitës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Javën që kaloi opozita konfirmoi se do të ishte pjesë e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve - See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/reforma-n--drejt-si-ambasador-t-lu-e-vlahutin-takohen-me-xhafajn-304189.html#sthash.i12a0Dky.dpuf