A1 Report - Një destinacion vere si plazhi i Talës

2015-08-22 5

LEZHE - Uji i kristaltë i detit, rëra kurative dhe e bollshme hapësira e palimituar e plazhit publik dhe pastërtia. Këto janë arsyet kryesore që e kanë kthyer plazhin e Talës në Lezhë në një destinacion turistik mjaft të frekuentuar nga turistë vendas të dhe te huaj.

Ndryshe nga plazhet e tjera ajo çka bie në sy në këtë vijë bregdetare është mungesa e betonizimit. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka impaktin pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve.

Pamjet e fokusura nga kamera e televizionit A1 Report përgjatë kësaj vije bregdetare nuk kanë nevojë për shumë koment. Numri i pushuesve në raport me vitet paraardhëse është shumë i lartë.

Të ardhur nga qytetet të ndryshme pushuesit shprehen se Plazhi i Talës është një zgjedhje ideale për familjen e tyre pasi edhe çmimet janë mëse të përballueshme.