A1 Report - "Territori", Shkëmbi: Krerët në ikje të komunave po braktisin shërbimet

2015-08-22 0

TIRANË - Kryetarët e disa bashkive dhe komunave që nuk kanë fituarazgjedhjet ose që shkrihen nuk po ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve. Me këtë shqetësim e fillon intervistën për A1 Report Artan Shkëmbi, drejtori i Agjencisë për zbatimin e reformës territoriale. Shkëmbi thotë se është vërejtur problematikë në zonat turistike në veçanti, çfarë e bën të domosdoshme konstituimin e kryetarëve të rinj.

Por çfarë do të bëjnë në ditën e tyre të parë të punës kryetarët e rinj të bashkive? Shkembi thotë se fillimisht duhet të emërohen administratorët e rinj, veçanërisht në zonat ku shkrihen komunat e bashkitë.

Në lidhje me kompetencat e reja, zoti Shkëmbi rendit disa prej tyre, duke theksuar se ky është vetëm fillimi drejt një kalimi pothuajse të plotë të gjithë shërbimeve në terren.

Shkëmbi ndalet edhe te aspekti i bashkëpunimit mes qeverisë dhe kryetarë të bashkive veçanërisht atyre të djathtë, duke thënë se i druhet një përdorimi politik nga kryetari Lulzim Basha. Por shton se kjo të ndikojnë negativisht në plotësimin e shërbimeve nga qytetarëve.

Free Traffic Exchange