A1 Report - Byroja Kombëtare e Hetimit, Abdiu: Ja 2 mënyrat se si mund të ngrihet

2015-08-22 3

TIRANË - Ndonëse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi projektligjin e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit si të papajtueshëm me nenet e kushtetutës, kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra të tjera për tu ngritur kjo strukturë e posaçme. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu në një intervistë për A1 Report jep dy alternative se si mund të jetësohët Byroja Kombëtare e Hetimit në mënyrë që të respektohet në të njëjtën kohë ligji themeltar i shtetit.

?Alternativa e parë mund të ishte të krijohet ky organ në varësi të organit të prokurorisë, organi i prokurorisë mbetet po me ato atribute që janë themelore. Atij i vihet në shërbim në funksion dhe në ndihmë edhe një organ i ri i krijuar enkas me ligj.
Ndërsa alternativa e dytë mund të ishte diçka tjetër që mund të prekej përmbajtja e nenit 148 të Kushtetutës, ku të mos mbetej organi i prokurorisë si organ i vetëm që ushtron ndjekjen penale, por të bëhej ortak më të në kuptimin e mirë të fjalës edhe një organ tjetër, pra kjo për të cilën ne flasim Byroja Kombëtare e Hetimit?, - tha Abdiu.

Vendimin që ndërmori Kushtetuesja për ta rrëzuar këtë projektligj, ish kryetari i kësaj gjykata e vlerson si të duhurin. Sipas Abdiut në atë mënyrë siç ishte konceptuar projektligji krijonte rrezikun jo vetem të dublimit të prokurorisë, por edhe atë të përqëndrimit të pushtetit në duart e një organi, në rastin konkret të qeverisë

?Më e keqja është se ky organ ashtu siç u mendua u parashikua që të varej kryesisht nga ekzekutivi. Duke qenë kështu u krijuan shqetësime dhe dyshime se ky organ që ligjërisht e kushtetuetshmërisht nuk e kishte këtë atribut, duke u varur nga Ministria e Rendit dhe personalisht nga Ministri i Brendshëm krijonte rreziqe dhe premisa për të deformuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Pse jo kjo mund të krijonte mundësinë që këto dy organe të dublonin njeri - tjetrin dhe ai që do të gjente ndihmën, favorizimin, përkrahjen më të madhe ndër ta, pra edhe të ekszektuivit dhe të Ministirsë së Brëndshme natyrisht do të ishte organi i parë në ndjekjen penale?, - tha më tej Abdiu.

Por si një ish-kryetar gjykate, Fehmi Abdiu e ka një vërejtje edhe për këtë institucion përsa i takon vonesës për zbardhjen e vendimeve .

?Tashmë është bërë praktikë e njohur që shumë nga vendimet e gjykatës kushtetuese dhe gjykatave të tjera në tërsi të sistemit të zakonshëm komunikohen, publikohen të paarsyetuara dhe ato arsyetohen me vonesë, madje shumë me vonesë,?- tha Abdiu.