A1 Report - Qeveria ndryshon pensionin social ja kush rrezikon me formulën e re

2015-08-22 0

Pensioni social do të llogaritet mbi të ardhurat që kanë individët në bankë, nga toka, të ardhurat nga biznesi apo pasuritë e paluajtshme. Vendimi i ri i qeverisë ka përcaktuar kriteret dhe procedurat se si do ta përfitojnë pensionin social rreth 5000 mijë të moshuar aktual të cilët nuk kanë paguar kontributet, apo ata të cilët do aplikojnë pas dates 1 gusht.

?Për kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për pensionin social, do të konsiderohen, të ardhurat individuale të shtetasit, të ardhurat nga toka bujqësore, që siguron familja në përbërje të së cilës është personi, të ardhurat mujore nga veprimtaria ekonomike, si aksioner i vetëm ose bashkëpronar në një aktivitet ekonomik. Të ardhurat nga pasuritë e paluajtshme individuale ose në bashkëpronësi me persona të tjerë dhe të ardhurat mujore nga depozitat bankare në emër të kërkuesit?, - thuhet në vendimin e qeverisë.

Masa e Pensionit
Llogaritja e pensionit do të bëhet duke u bazuar te sipërfaqja e tokës bujqësore, e cila është e përcaktuar në aktin e marrjes në pronësi, në përdorim të tokës, ose certifikatën e pronësisë mbi tokën. Për llogaritjen e të ardhurave individuale mujore të personit që aplikon për pension social, të ardhurat vjetore, që realizohen nga toka bujqësore në pronësi ose në përdorim të familjes bujqësore, pjesëtohen me numrin e familjarëve, sipas certifikatës familjare dhe të ardhurat vjetore për çdo person, kthehen në të ardhura mujore, duke u pjesëtuar me 12.

Të ardhurat nga bizneset
Të ardhurat mujore nga veprimtaria ekonomike si aksionar i vetëm ose bashkëpronar në një aktivitet ekonomik, vlerësohen bazuar në vërtetimin e lëshuar nga drejtoritë rajonale të tatimeve, ku përcaktohet statusi i aksionarit ose i bashkëpronarit, si dhe deklarata vjetore e pranuar e fitimit. E ardhura mujore llogaritet bazuar në deklarimin e fitimit vjetor, të krahasuar me vërtetimin e lëshuar.

Nga pasuritë
Të ardhurat nga pasuritë e paluajtshme individuale ose në bashkëpronësi me persona të tjerë vlerësohen bazuar në: Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe kontratën e dhënies me qira ose në përdorim të pasurisë së paluajtshme. Llogaritja e së ardhurës mujore bazohet në të ardhurat e deklaruara dhe në rast prone në bashkëpronësi, përpjesëtohet sipas pjesës takuese të secilit bashkëpronar, sipas përcaktimeve në kontratën e qiradhënies.

Depozitat bankare
Bazë për llogaritjen e të ardhurave mujore nga depozitat bankare është shuma vjetore sipas deklarimit të kërkuesit dhe vërtetimet nga banka. Shuma mujore e të ardhurave llogaritet duke pjesëtuar shumën e të ardhurave vjetore neto (të ardhurat nga interesi pasi zbritet tatimi) pjesëtuar me 12.

Pensioni social
Të ardhurat individuale për shtetasin që aplikon për të përfituar pension social do të llogariten mujore dhe do të rivlerësohen një herë në vit, bazuar në deklaratën e re për gjendjen socialekonomike të përfituesit, e cila verifikohet nga DRSSH-të dhe krahasohet me deklarimet e verifikimet e mëpars...