A1 Report - Durrës,kreu i LSI në analizën e zgjedhjeve:Të vijojmë të jemi faktor

2015-08-22 1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në analizën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të strukturave të LSI-së në Qarkun Durrës. Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, Meta tha se rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit janë një bazë shumë e mirë ëpr të ardhmen, ndërsa përmendi edhe disa nga qarqet kryesore të vendit ku kjo forcë politike ka shënuar një rritje të ndjeshme.

?Rezultatet e fundit janë një bazë shumë e mirë për të ardhmen. LSI-ja është një forcë politike që ka një rritje të konsiderueshme nga zgjedhjet politike të vitit 2013, me 80 mijë vota dhe padyshim më shumë se sa është dyfishuar në raport e zgjedhjet vendore të vitit 2011, me 140 mijë vota. Ajo që na gëzon më shumë është fakti se LSI-ja ka dalë në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit forcë e parë dhe forcë e dytë politike?, - u shpreh z. Meta, duke shtuar: - ?LSI në qarkun e Gjirokastrës ka dalë forcë e parë politike dhe në katër qarqe të tjera ndër më të mëdhatë e vendit, ka dalë forcë e dytë politike. Në qarkun e Fierit, që është i dyti për nga madhësia në vend, në qarkun e Elbasanit që është gjithashtu një qark shumë i rëndësishëm, në Bashkinë e Shkodrës dhe në Qarkun e Shkodrës, që është qarku më i rëndësishëm në veriun e vendit dhe natyrisht në Qarkun e Beratit. Rezultatet në Durrës dhe në Tiranë jashtë jashtëzakonisht pozitive, ku kemi pasur një dyfishim të votave?, - theksoi Lideri i LSI-së.

Më tej, Ilir Meta theksoi se kjo votë duhet të reflektohet në përforcimin dhe përforcimin e strukturave të LSI-së, në mënyrë që kjo forcë politike të jetë faktor kryesor i stabilitetit në Shqipëri. Sipas Meta, faktori kryesor i kësja rritjeje është mesazhi pozitiv që LSI-ja jep.