TIRANË - Zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe të Bashkimit Europian pritet të zbarkojnë në kryeqytetin shqiptarë në fillim të javës që vjen. Pas vizitës historike të Angela Merkel, të hënën mbërrin në Tiranë zëvendës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland, të martën Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz dhe të mërkurën zhvillon një vizitë zyrtare Minsitri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias.
Pas vizitës historike të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, të tjerë personalitete të politikës botërore pritet të mbërrijnë në Tiranë javën e ardhshme duke i bërë ditët e mesit të korrikut jo vetëm të nxehta për shkak të temperaturave, por edhe intensive për polikën shqiptarë. Mësohet se për tre ditët e para të javës që vjen do të mbërrijnë në Tiranë: zëvendës Sekretrja Amerikane e Ahtetit, Viktoria Nuland, Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schultz, dhe Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias.
Burime të A1 Report konfirmojnë se zëvendës Sekretarja Amerikane e Shetit, Viktoria Nuland viziton Ballkanin Perëndimor në datat 11 deri në 14 korrik, ndërsa me datën 13 do të ketë takime me Kryeminsitrin Rama e më pas pritet që të përcjellë mesazhet e saj edhe për politikën në shqipëri.
Vizita e Nuland është në kuadër të turit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pritet të ndalet në Kroaci, Mal të Zi , Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. Më pas Nuland udhëton drjet Britanisë së madhe dhe më datën 17 korrik do të jetë në Bruksel.
Mësohet se në këtë vizitë zonja Nuland do të ketë në fokus të diskutimeve marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato Euroatlatike. Ndërkaq të martën pritet të mbërrijë në shqipëri presidenti I parlamentit europian Martin Schultz, vizitë kjo e cila u njoftua nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Schultz gjatë vizitës në shqipëri, përveç takimeve me krerët e politikës pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin Shqiptar.Po ashtu mësohet se ditën e mërkurë në vendin tonë do të mbërritjë ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias.
Ndonëse ende nuk ka një axhendë zyrtare mësohet se kryediplomatik grek do të zhvillojë takime me të gjitha palët politike në vend, ndërsa parashikohet një konferencë e përbashkët me homologun Ditmir Bushati. Mësohet se në tryezën e diskutimeve me minsitrin Bushati do të flitet për një sërë çështjesh që presin zgjidhje mes dy vendeve. Përveç temave të nxehta të marrëdhënieve mes dy vendeve, mësohet se nuk do të lihet jashtë vëmendjes edhe projektet e përbashkëta energjitike, e specifikisht vëmendje të veçantë do të ketë projeki për gazsjellësin tap. Kryediplomati grek pritet që përveç Tiranës të vizitojë edhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor.