A1 Report - Vlorë, makina del nga rruga aksidenti krijoi idenë e shpërthimit

2015-08-22 1

VLORË - Një automjet ka shpërthyer teksa ka qenë në lëvizje në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por konfirmohet se kanë mbetur dy të plagosur rëndë të cilët janë transportuar për në Spitalin e Vlorës.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti i cili ka shpërthyer është me targa DR 8135 E, ndërsa të plagosurit janë një vajzë e një djalë nga qyteti i Durrësit.

Nga dëshmitë e mbledhura, por edhe nga provat rrethanare të shpërthimit, policia dyshon se kanë të bëjnë me shpërthim me eksploziv.

Nga ajo çfarë mund të dallohet edhe me sy të lirë nga vendngjarja dallohet se motori i makinës është shkëputur nga automjeti i cili ka dalë nga rruga pas shpërthimit.

Sipas dëshmive të dhëna nga drejtues të automjeteve të tjerë që ishin pas makinës e cila ka shpërthyer, bateria e mjetit me targa DR 8135 E ka "fluturuar" në ajër.

Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar në spitalin e Vlorës nga automjete të rastit.

Free Traffic Exchange