A1 Report - Ndizet Sheshi Nënë Tereza mijëra qytetarë dalin për të festuar vendimin e CAS

2015-08-22 2

TIRANË - Qindra qytetarë kanë dalë në sheshin ?Nënë Tereza? për të festuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha fitoren në tavolinë kombëtares shqiptare.

Ky vendim i jep shumë shpresa objektivit të Shqipërisë për t?u kualifikuar në kampionatin evropian ?Francë 2016?, që do të shënonte pjesëmarrjen e parë për kombëtaren kuqezi në të gjithë historinë.

Tashmë, Shqipëria ndodhet e dyta në Grupin I, çka e kualifikon direkt në fazën finale të evropianit. Deri në fund të fazës eliminatorë, kuqezinjtë do të luajnë dhe katër ndeshje (me Danimarkën, Portugalinë, Serbinë dhe Armeninë).