A1 Report - Rikthehet fenomeni i hapjes së kutive KQZ pranon kërkesën për Durrësin

2015-08-22 3

Edhe në këto zgjedhje nuk u shmang fenomeni i hapjes së kutive të votimit. Kësaj radhe do të jenë 7 kutitë e materialeve zgjedhore në bashkinë e Durrësit, të cilat do të hapen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa ankimore e PD për hapjen e këtyre kutive u mbështet nga tre anëtar të KQZ-së të cilët kërkuan që të kryhet hetimi administrative në këto kuti, pasi pretendohet se 250 vota të emigrantëve janë hedhur nga persona të tjerë.

Ky proces pritet të nisë ditën e hënë pasi, KQZ vendosi të marrë në konsideratë kërkesën e tre anëtarëve të KQZ, Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj dhe Klemend Zguri për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.

Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso tha se në këto qendra votimi është votuar për të paktën 250 emigrantë nga persona të tjerë. Pretendim ky që u cilësua i pabazuar nga PS, pasi Eridian Salianji tha se kjo është një përpjekje për të bërë pis procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit.

Po ashtu KQZ vendosi t?i japë PKD dhe ADS materialet filmike të procesit të numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit pasi pretendohet për tjetërsim të rezultatit zgjedhor në këtë KZAZ.