A1 Report - Shëngjini një nga destinacionet më të frekuentuara në vend

2015-08-22 0

Rëra kurative, uji i kristaltë, shërbimi cilësor dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore e kanë kthyer Shëngjinin një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në vënd.
Pjesa e më e madhe e pushuesve vijnë nga Shqipëria e sipërme vecanërisht Kosova, ndërsa pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në vijën bregdetarë të Shengjinit nuk kanë nevojë për shumë koment.

Hotelet dhe dhomat me qera këtë sezon turistik janë të prenotuara deri në fund të vitit, sakaq nuk mungojnë as turistët nga vendet e huaja.Ndërkohe pastërtia e rërës,shtimi i patrullave të policisë dhe sigurisë ka patur impaktin pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve në këtë destinacion. Vete pushuesit për kameran e televizionit 1 Report rrëfejne arsyet se përse përzgjedhin këtë destinacion turistik.

Investimet e viteve te fundit sipas turistëvë kanë patur impakt poziv në shtimin e numrit të vizitorve.Shëngjini është atraktiv jo vetëm ditën por edhe gjatë mbrëmjes. Shëtitorja e qytezës është cdo mbrëmje e tejmbushur me viztorë të shumtë.

Disa zgjedhin shetitjen, të tjerë baret dhe restorantete të shumta e të larmishmë të kësaj zone, ndërsa më të vegjlit preferojnë të argëtohen