A1 Report - Meta: LSI ka qenë forcë e parë ose e 2-të në thuajse gjysmën e vendit

2015-08-22 1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta në një aktivitet festiv të organizuar nga dega e LSI-së së njësisë 11 që arriti një rezultat të mirë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit theksoi se në më shumë se gjysmën e bashkive në të gjithë vendin, LSI-ja ka qenë forcë e parë ose forcë e dytë

?Në 11 bashki LSI-ja ka dalë forcë e parë politike. Në 21 bashki, LSI ka dalë forcë e dytë politike. Pra, në më shumë se gjysmën e bashkive në të gjithë vendin, LSI-ja ka qenë forcë e parë ose forcë e dytë. Sigurisht që jo kudo ka shkëlqyer. Por këto do të jenë rezultat i një analize. LSI është një forcë politike e orientuar drejt së ardhmes. Është një forcë politike e orientuar drejt qytetarëve dhe drejt problemeve e shqetësimeve të tyre. Këtu qëndron forca e LSI-së. Forca e LSI-së qëndron tek kujdesi i saj ndaj qytetarëve çdo ditë, jo vetëm në muajin e fushatës zgjedhore?, - deklaroi Meta

Meta u përcolli të pranishmëve në këtë aktivitet urimet e tij më të mira për rritjen spektakolare që LSI-ja pati në Njësinë 11 të kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit, ai tha se LSI-ja arriti të trefishojë votat në Bashkinë e Tiranës por renditi dhe fitoren në të gjithë vendin, duke shënuar një sukses të spikatur.

?Natyrisht që në këto zgjedhje LSI-ja arriti një rezultat shumë të mirë në të gjithë vendin. Por ajo që mbetet për t?u theksuar është rezultati jashtëzakonisht pozitiv në Tiranë, në Qarkun e Fierit. Si në Bashkinë e Fierit, ashtu dhe në të gjithë qarkun, LSI-ja doli forcë e dytë politike, duke lënë pas Partinë Demokratike. Në Bashkinë e Shkodrës dhe në të gjithë Qarkun e Shkodrës, LSI-ja doli forcë e dytë politike. Rezultati në Qarkun e Elbasanit, ku LSI doli forcë e dytë politike për herë të parë; Rezultati në Qarkun e Beratit, ku dolëm forcë e dytë. Natyrisht edhe Qarku i Gjirokastrës ku LSI-ja doli për herë të parë forcë e parë politike?, - tha Meta, duke nënvizuar faktin se LSI-ja tashmë nuk është thjesht një forcë e tretë dhe se atje ku drejtuesit e LSI-së kanë besimin se do të gëzojnë reputacionin e duhur, do të dinë të punojnë me një frymë gjithëpërfshirëse, duke qenë të hapur me mbarë simpatizantët, me të gjithë qytetarët, LSI-ja del forcë e parë.