A1 Report - Reforma, dështimi i paktit PD-PS fut në lojë ndërkombëtarët

2015-08-22 0

Ndërkombëtarve u ka rënë sërisht barra për të zgjidhur ngërcin mes palëve politike për numrin e barabartë të anëtarëve në komisionin e posacëm për reformën në drejtësi, kërkesë kjo e ardhur nga Partia Demokratike.

Burime konfidenciale nga Selia Blu bëjnë me dije se të djathtët janë në pritje të ndërhyrjes së ndërkombëtarve për këtë çështje pasi mazhoranca një ditë më parë i refuzoi opozitës kërkesën për tu përfaqësuar me 6 anëtarë ashtu si shumica në komisionin e posacëm për reformën në drejtësi.
Por në një prononcim për mediat kryetari i Kuvendi ilir meta e ka lënë evasive nëse do ta pranoj mazhoranca paritetin e kërkuar nga opozita në këtë komision apo jo. Meta është ndalur edhe tek çështja e zgjedhjeve në vorë për të cilën paralajmëroi ndryshime në Kodin Zgjedhor

Opozita vendosi vetëm pak ditë më parë të bëhej pjesë e komisionit të posacëm për Reformën në Drejtësi me justifikimin e barazisë së anëtarëve me mazhorancën pasi ndonëse ky Komision u ngrit në dhjetor të vitit të kaluar opozita vendosi ta bojkotonte atë.

Rikthimi i demokratëve u shoqërua me heqjen dorë nga bashkëkryesimi dhe me ndryshimin e përbërjes së këtij Komisioni, ku aktualisht 6 përfaqësues i përkasin shumicës dhe 5 opozitës. Komisioni i Reformës së Drejtësisë deri më tani ka organizuar disa tryeza konsultimesh me grupet e interesit, ndërkohë që sesioni parlamentar i vjeshtës pritet të sjellë një sërë ndryshimet ligjore.