TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Shkëlqim Cani gjatë fjalës së tij në Paralment për ndryshimin e marrveshjes me Rapiscan për skanimin në dogana tha se është mjaft favorizues për biznesin shqiptar.
Cani tha se për 15 vitet e ardhshme pagesa e bizneseve në dogana nuk do të jetë më shumë se 22 euro për deklaratë, shumë e cila ka premise që të ulet, ndërsa për deklaratat me më pak se 1 mijë euro do të jetë 5 euro
?Biznes është ai që ka interes nga miratimi i kësaj marveshje. Me biznesin çfarë ndodh? Pagesa do të kryhet në bazë të deklaratave doganore. Për 15 vite pagesa do të jetë jo më shumë se 22 euro për deklaratë e cila ka premise që të ulet. Deklaratat më pak se 1 mijë euro do të paguajnë 5 eur. Dhe nëse ka deffiçensa në vitet e para buxheti do mbulojë të ardhurat. Për qytetarin kjo ishte një kontratë pa limit, pa fund. Kjo do zgjaste nëse skaneri i fundit nuk do të vihej në punë. Do ishte pa fund edhe nëse pala investuese nuk do të merte shumën që i takonte?, - tha Cani.
Sipas Canit me këtë marveshje i është kursyer ekonomisë shqiptare nga 100-400 millionë euro në varësi të numrit të deklaratave doganore në vijim. Edhe pse sipsas tij faktet e deritanishme tregojnë se ka më shumë mundësi që kursimi të jetë më shumë afër 400 milionë euroshit.
?Me këtë marveshje i është kursyer ekonomisë nga 100-400 millionë euro në varësi të numrit të deklaratave doganore në vijim. Faktet e deritanishme japin më shumë mundësinë që kursimi të jetë më shumë më afër 400 milionshit.Janari i vitit të ardhshëm do të vijë me 510 mijë kontrata të reja. Tempi i rritjes është përshpejtuar akoma më shumë. Unë them prap që më mirë të jemi me këmbë në tokë e të mos spekulojmë?, - tha ai.