A1 Report - Rama: Ligji për barnat, cilësi e garantuar,goditëm korrupsionin

2015-08-22 0

Kryeministri Rama në një takim me investitorët italian ndër to dhe ambasadori italian Gaiani në vendin tonë shprehu bindjen se ligji i ri i rimbursmit të barnave farmaceutike është një cilësi e garantuar edhe për vetë faktin se u godit një skemë korrupsioni.

"Nga ana tjetër, ky fakt përbën një lajm të mirë edhe sepse kjo përfaqësi e çelur në Tiranë me një numër të konsiderueshëm personash nuk ka thjesht dhe vetëm misionin që të punojë me Shqipërinë dhe për Shqipërinë, por edhe të zgjerojë bazën në të gjithë rajonin, duke përdorur Tiranën si një hap për shërbime që do të shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur për faktin që pas një vëzhgimi të kujdesshëm të diçkaje që ka ndodhur dhe të tjera zhvillimeve në sektor, kjo shtëpi farmaceutike vendosi që ta hedhë këtë hap, që për ne është njëkohësisht edhe një inkurajim i rëndësishëm, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të klimës për sipërmarrjen e huaj, për sipërmarrjen italiane, padyshim duke pasur bindjen se prani të tilla kanë dhe një efekt të paçmuar promovues për mundësitë që ofron vendi dhe për mundësinë që sot krijon Shqipëria për të investuar dhe për të zhvilluar sipërmarrjen edhe në vendin tonë. Besoj që jemi në një fazë ku mund të themi pa frikë se po ndodh një transformim në tregun dhe në shërbimin farmaceutik dhe, faktikisht, prej thuajse një viti tanimë, kemi një ligj të ri për barnat që është tërësisht i përputhur me direktivat e Bashkimit Europian për shërbimin farmaceutik. Është një ligj që ka një cilësi të garantuar për faktin se është hartuar në një ndërveprim të gjerë me grupet e interesit dhe me ekspertizë ndërkombëtare.-"-tha Rama

Rama shtoi se duhet të jemi të inkurajuar për faktin se evidentuam shkelje por ka ende për të bërë ka ende boshllëqe në këtë sektor. Ndërkohë tha Rama jemi të vendosur të përmisojmë imazhin e Shqipërisë dhe të krijojmë një terren të favorshëm për të favorizuar investitoreët e huaj

"Ishim i vendi vend në botë me cmimet më të larta të barneve.Tashmë kemi 491 barna të reja të rregjistruara. S?dua të mendoni se kjo që kemi bërë është gjithçka por se sistemi ka ende boshllëqe. Nuk ishte e rastit që një kontroll i shtruar nxorri në pah një skemë korrupsioni të patolerueshme. Skemi pse mos të jemi të inkurajuar për faktin se e goditëm skemën nga ana tjetër është e domosdoishmë të përmisojmë sistemin në një pikë që mos jetë më vurnerabël. Po ecim me shpejtësi,shqiptarët paguajnë tashmë 30% më pak për barna"- tha Rama.