A1 Report - Video ekskluzive/Ja ballafaqimi i Tom Doshit me Durim Bamin

2015-08-22 4

A1 Report sjell për herë të parë pamjet e ballafaqimit pa praninë e prokurorit ndërmjet, Durim Bamit atentatorit të prezumuar për atentatin ndaj Doshit, vëllai të tij dhe vetë deputetit Tom Doshi.

Siç dhe shini në këto pamjet e ekskluzive A1Report ka mundur të futet në thellësi të misterit të Dosjes Doshi e cila për herë të parë çoi si dëshmitarë në prokurori zyrtarët më të lartë të shtetit por dhe për 2 muaj mbajte në ankth publikun për të vërtetën e atentatit.
Është ky momenti kur Durim Bami pas arrestimit takohet për herë të parë me vëllanë e tij, Valter Bamin, siç shihni në këto imazhe Bami porosit të vëllanë të mos flas, kjo pasi Bami kish kuptuar se ambienti ku ai ndodhej ishte i monitoruar me kamera dhe regjistrim audio.

Pas këtij Ballafaqimi me të vëllanë në ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda, në zyrën ku Bami qëndron siç dhe duket i tensionuar i dyti në përballje është Tom Doshi. Për pak çaste në zyrë qëndron dhe prokurori Andan Xholi, i cili pas i kërkon Bamit të ndryshojë karrigen i lë ata të vetëm përballë njëri tjetrit. Doshi teksa futej në ambientet e zyrës ko do ballafaqohej me Bamin kishte një kamera të dytë të montuar në trup, pasi një kamera ndodhej në ambientet e zyrës, dhe për kamerën e montuar në trupin e Doshit kish dijeni dhe prokuroria.

Dy personazhet kryesorë të atentatit të cilit sipas prokurorisë ishte një sajim, vihen përballë në tryezë por pa i dhënë dorën njëri tjetrit.

Free Traffic Exchange