A1 Report - Berisha ngre në këmbë deputetët mbajnë heshtje për Srebrenicën

2015-08-22 0

TIRANË - Deputetët e Parlamentit shqiptar kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës në Srebenicë të ndodhur 20 vite më parë.

Ftesën për mbajtjen e heshtjes në shenjë nderimi për viktimat e bëri ish-kryeministri Berisha i cili dënoi edhe aktin e shëmtuar sipas tij që Rusia vendosi Veton në Këshillin e Sigurisë në OKB për të mos e cilësuar si genocid.

?Në rajonin tonë pati vend barbaria më e madhe, gjenocidi i Srebenicës ku të rrethuar nga forcat serbe nën mbrojtjen e plotë të OKB-së u grin nga barbarët e këtij rajoni 8 mijë burra, gra, fëmijë, pleq vetëm e vetëm se i përkisnin besimit musliman. Genocidi i Serbenicës është ngjarja më e turpshme, më tragjike në historinë e pas luftës së dytë botërore. Nuk arritën të mbrojnë nga mizoria serbe njerëzit që strehonin në kampet e tyre. Të dënojmë qëndrimin e Putin që ndaloi në KS të OKB të quante gjenocid masakrën e Srebrenicës. Kujtoi se kështu i shpëtoi nderin Serbisë, ose Rusisë së vogël në Ballkan. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje në nderim të viktimave në Srebencië 20 vite më parë.?- tha Berisha.

Free Traffic Exchange