Ndryshimi në disa ligje për zhvillimin dhe planifikimin e territorit do të bëjë të mundur përcaktimin e qartë për zonat e ndërtimit dhe të gjitha proçedurat që duhet të ndiqen për marrjen e lejeve të ndërtimit.
Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se me miratimin e ndryshimeve në projektligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit do të përcaktohen rregulla të qarta për menaxhimin dhe funksionimin e territorit në të gjithë vendin
? Do të bëhet i mundur një përcaktim i qartë për zonat e ndërtimit. Agjensia Kombëtare e Zhvillimit të territorit do të ketë të njëjtat kompetenca por duke u lehtësuar nga proçesdura burogratike nga proçedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit. Por kjo proçedurë doi të varet nga një strukturë . Do të përcaktohen rregulla të qarta për menazhimin dhe funksionimin e territorit,- tha Gjermeni.
Më tej, Gjermeni tha se është ndërtuar një platform udhëzuese për 61 bashkitë e vendit për menaxhimin dhe përdorimin sa më të mirë të hapësirave në mënyrë që të rriten sa më shumë hapësirat publike.
?Kemi ndërtuar një platëformë udhëzuese për 61 bashkitë për udhëzimin për ndërtimet dhe përdorimin e hapësirave territorial dhe hapësirave publikedhe përcaktimin e qartë të zonave të ndërtimit. Ne synojmë të përmirësojmë indikatorin 'Doing business'?, - tha Gjermeni.
Duke folur për mënyrën se si do të proçedohet për dhëniene lejeve të ndërtimit, Gjermeni tha se gjithçka do të bëhet online, në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.
"Aplikimi për leje ndërrtimi do të bëhet nëpërmjet sistemit online dhe përgjigja do të kthehet po online. Kjo shmang rradhën. Aplikuesit do të mund të shohin proçedurën në kohë reale", - tha më tej ajo.
Gjermeni tha gjithashtu se hapësirat publike do të menazhohen në favor të komunitetit dhe do të shmanget zaptimi i tyre , një fenomen i cili ka qenë shumë present ndër vite. Për shtimin e hapësira ajo tha se do të bashkëpunojë edhe me pronarët, ku nëpërmjet marveshjeve me ta do të shtohen këto hapësira në të gjithë shqipërinë.