A1 Report - Harito takim për Shërbimin Civil: 16 mijë punonjës me status civil

2015-08-22 0

Shqipëria ka nevojë të krijojë një administratë të qendrueshme ose në të kundërt do të përfundojmë në krizë njësoj si Greqia e cila nuk e kishte të qëndrueshme administratën e saj. Kështu e ka nisur fjalën e saj Ministrja e Inovacionit, Milena Harito në takimin për projektin e binjakëzimit për Shërbimin Civil.

Sipas Haritos aktualisht gëzojnë statusin e nënpunësit civil 16 mijë punonjës, kundrejt 3 mijë punonjësve që ishin në 2013.

Duke folur për reformën në shërbimet publike, Harito u shpreh se ende shërbimi që marrin qytetarët në zyrat e shtetit nuk është në nivelin e duhur

Harito theksoi rëndësinë e veçantë që qeveria i ka kushtuar reformimit të administratës publike pasi ka qenë një nga pesë prioritetet për integrimin në BE.