A1 Report - Pjerin Ndreu: Strategjia, përcaktohet qartësisht se çfarë duhet të bëjmë

2015-08-22 3

Është hartuar një dokument orientues, është një kornizë ku përcaktohet qartësisht se çfarë na duhet të bëjmë për rritjen e sigurisë së vendit. Ka të bëjë me filozofinë e mbrojtjes së vendit. Duke qenë pjesë e Natos, koefiçenti ynë i sigurisë është shumë më i lartë. Në dokument paraqiten edhe disa projektligje të cilat kanë në fokus zhvillimin e performancës së FA. Risia në këtë dokument i jepet rëndësi cilësisë së kapaciteteve në raport me sasinë. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet në këtë dokument. Lufta kundër krimit të organizuar ka vite që është në një kolaps total. Është një grup i mirë organizuar që favorizon krimin e organizuar. Këta njerë më pas bëhen partner edhe në qeveri edh enë jetën tonë të përditshme. Politika e opozitës të jetë më e përgjegjëse e të flasë mbi fakte e jo e fjalë në erë. Skena ku nxjerrin para publikut skena të cilat vetë i kanë organizuar kur kanë qenë në kuvend për rreth 8 vite. Duhet mobilizim i partnerëve. Duhet që individi dhe të gjithë institucionet e shtetit dhe komisioni i sigurisë në bashkëpunim kanë një rol shumë të madh për të kryer. Ulja e shkallës së korrupsionit është një faktor i cili duhet të luftohet. Sa më i lartë të jetë korrupsioni aq më i lartë është favorizimi i krimit të organizuar për të hyrë në veprimtaritë ekonomike të vendit. Kjo e dëmton shumë elementin e sigurisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar, është një tjetër problem të cilin ne nuk e kemi në nivele të këqija por duhet punuar për rritjen e tij që të jetë në nivelin e duhur që edhe produkti të jetë në nivelet e duhura. Ju ftoj ta votoni këtë dokument sepse u shërben të gjithë shqiptarëve.