A1 Report - Prezantohet strategjia ushtarake Kodheli:Rishikim mbrojtjes së 2013

2015-08-22 2

TIRANË - Strategjia ushtarake diskutohet në seancën e sotme Parlamentare, ku Ministrja e Brendshme Mimi Kodheli ka marrë edhe fjalën e para. Gjatë prezantimit të kësaj strategjia, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ky dokument bazohet në kushtetutë në strategjinë kombëtare dhe rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013 dhe se në thelb është dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë.

"Strategjia ushtarake e Republikës së Shqipërisë është dokument themelor që përmban parimet kryesore të drejtimit të FASH. Bazohet në kushtetutë në strategjinë kombëtare dhe rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së vitit 2013. Strategjia ushtarake më së pari reflekton statusin vend natar i NATO¬s. Kjo strategji në thelb është dokument orientues për drejtuesit civilë dhe ushtarakë. Pikë referimi për zhvillimin e dokumenteve të tjerë operativë. Themeli i forcës së ardhshme të orientuar nga kjo strategji është cilësia. Synon zhvillimin e një force profesioniste. Strategjia ushtarake sjell ndryshime të qenësishme në aspektin e strategjisë në vendin tonë. Anëtarësimi në NATO ka bërë edhe të domosdoshme përshtatjen e dokumentacionit tonë me traktatin e Uashingtonit. Shqipëria e konsideron sigurinë dhe mbrojtjen e saj, pjesë të sigurisë dhe mbrojtjes së Aleancës."- tha Kodheli.