A1 Report - Për garantimin e sigurisë së Merkel më pak forca se për Vuçiç dhe Bush

2015-08-22 3

Mbërritja kancelares gjermane Angela Merkel në aeroportin e Rinasit, shënoi edhe nivelin më të lartë të masave të sigurisë për një personalitet të huaj. I gjithë aksi rrugor nga Rinasi në kryeministri, është mbikëqyrur nga 400 efektivë të Gardës dhe më tepër se 1 mijë të policisë, u angazhuan për sigurinë e saj.

Masat e sigurisë, kur bëhet fjalë për gruan më të fuqishme në botë, ishin tepër të larta, por duke pasur parasysh se ajo konsiderohet si kryetarja e një shteti mik, efektivët e policisë ishin më të paktë në numër se sa në rastin e masave për të garantuar vizitën e kryeministrit serb Vuçiç, të Papa Françeskut, apo ish- presidentit amerikan Xhorxh Bush.

Eskorta e gjatë u nis nga Rinasi, pas pritjes aty. Në më pak se 20 minuta, kancelarja Merkel mbërriti në Tiranë. Një helikopter Cugar i ushtrisë, mbikëqyri gjatë gjithë kohës eskortën dhe të gjithë zonën ku lëvizi Merkel.

Po ashtu në terren RENEA dhe njësitë antieksploziv kontrollonin thuajse gjithçka. Dy grupe të RENEA-s, ishin pjesë e eskortës dhe e grupit që garantoi sigurinë e kancelares.

Free Traffic Exchange