A1 Report - Merkel: S’mund të kërkoni dhe integrim dhe azil

2015-08-22 0

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel duke folur për problemin e azilkërkuesve shqiptar u shpreh se kjo nuk është në përputhje me aspiratën e Shqipërisë për integrim në BE.
?Nuk besoj se do të kishim një gjë kundër nëse Shqipëria do të kategorizohet si vend i origjinës së sigurt. Por kjo duhet të jetë e realizueshme. Duam të veprojmë në mënyrë praktike sa më shpejt që aplikimet për azil të përpunohen në mënyrë që kjo procedurë të shkurtohet, pasi kjo do të japi efektet e duhura. Duke dëgjuar dhe fjalën e z. Kryeministër, mua më duket mirë që flasim hapur, se nuk mund të bëjmë kërkesë për në BE dhe të kemi qytetarë që kërkojnë azil në vendet perëndimore. Mund të diskutohet cilësimi si vend i sigurt i origjinës për Shqipërinë", tha Merkel.