Më tej Merkeli shprehu mbështetjen e Gjermanisë për në BE, por edhe prespektivën e të rinjve shqiparë për të punuar në Gjermani duke bërë edhe një koordimin të kërkesave për fuqi punëtore.
"Ne e mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE. Folën edhe për reformën në sistemin e Drejtësisë. Mund të marrë modelet më të mira, qoftë edhe për të luftuar korrupsionin.Folëm për perspektivat e rinisë. Shqipëria ka një bashkëpunim me një nga landet gjermane për arsimin profesional. Do bëjmë të qarta se cilat diploma do të ishin më të nevojshme. Shqipëria nuk është një vend që azilkërkuesit do të njihen si azilantë. Shqipëria mund të ofrojë fuqi punëtore."- u shpreh Merkel.
Ajo ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, ku vlerësoi se Ballkani ështzë në momentin më të mirë, ku edhe tensioni ka rënë.
"Me nisjen e konferencës së Ballkanit Perëndimor ka progres. Jemi duke mbërritur në momentin për të parë diçka konkrete. Folëm edhe rreth shkëmbimit të të dhënave në rajon. Në vitet e kaluara ka pasur momente tensioni. Serbia mund të hapë negociatat edhe më herët si Shqipëria. Ju uroj sukses për vendin tuaj. Ju keni lënë pas vetes një kohë të vështirë. Kemi nënshkruar 6 marrëveshje të reja, një prej të cilave përmirësimi i situatës elektrike. Nuk jemi duke përcaktuar afate të qarta." tha Merkel.