SHKODËR - ?Arrest me burg? është masa e sigurisë që Gjykata e Shkodrës ka dhënë mesditën e sotme për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, ekzekutorin e çiftit të turistëve çek në Dukagjin. Nën masa të rrepta sigurie i veshur me antiplumb dhe me maskë në kokë, Sokol Mjacaj mbërriti në Gjykatë për t?u njoh me masën e sigurisë. Me të nisur seanca e caktimit të masës së sigurisë Mjacaj ka qënë mjaft i qetë e ndërsa në disa raste nuk mungoi edhe buzëqeshja ndaj grupit të operatorëvë te medias që po e filmonin.
Në sallën e gjyqit Mjacaj ka qenë i braktisur nga të afërmit e tij. Pas marrjes së gjeneraliteteve të Sokol Majcajt, për arsye hetimi seanca e caktimit të masës së sigurisë ka vijuar me dyer të mbyllura.
Prokurorja e çështjes Shqiponja Milla ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të dyshuarit Sokol Mjacaj, atë të arrestit me burg për kryerjen e veprave penale të Vjedhjes me pasoje vdekjen dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.
Nga ana tjetër mbrojtja , një avokat i caktuar nga shtetit dhe i dyshuari kërkuan vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe lënien ne dorë të gjykatës caktimin e masës së sigurimit.
Në fund gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe caktoi si masë sigurimit ndaj Sokol Mjacajt atë të arrestit me burg.
Gjatë gjithë seancës gjyqësore Mjacaj nuk ka pranuar të flasë përveç se kur ka pohuar akuzat ndaj tij kur i janë thënë nga prokuroria.
Pas caktimit të masës së sigurisë Mjacaj është përcjellë për në burgun e Shën Kollit nën masa të forta sigurie.
20-vjeçari ende nuk ka dhënë asnjë detaj për bashkëpunëtorët dhe vijon të këmbëngule se ka vepruar i vetëm në ekzekutimin e turistëve çek dhe arratinë e tij.