A1 Report - Projekti për Liqenin, PD: Qeveria premtoi gjelbërim...jo betonizim!

2015-08-22 1

Lidhur me projektin e parashikuar nga qeveria tek diga e Liqenit Artificial ka reaguar Partia Demokratike për të disatën herë në një deklaratë për mediat me anë të Jorida Tabakut

Ajo cka tabaku nënzivoi në fjalën e saj ishte vënia në dukje e premtimeve të Veliajt dhe mosmbajtja e tyre duke thënë se premtoi gjelbërim jo betonizim të Tiranës.

"Rama dhe Veliaj, edhe sot vazhdojnë të heshtin për pallatet dhe ndërtimet komerciale që kishin planifikuar këtu në hyrje të Parkut të Liqenit. Sigurisht që pseudokonkursi i shpallur në mënyrë tinzare ishte thjeshtë një vegël klienteliste për të filluar dhe zbatuar planin e betonizimit të sheshit Nënë Tereza, të hyrjes së Parkut të Liqenit të Tiranës, akoma pa marrë postin e kryetarit të bashkisë nga ana e z.Veliaj" ? tha Tabaku

Free Traffic Exchange