FIER - Banorët e fshatit Ferras në Fier, të cilët u prekën nga përmbytjet e lumit Vjosa në muajin shkurt janë të pakënaqur me dëmshpërblimet.
Duke marrë shkas nga kjo banorët e Ferrasit kanë zhvilluar një protestë para prefekturës së Fierit mesditën e sotme.
Banorët pretendojnë së shpërndarja e ndihmave nuk ka qënë korrekte dhe kanë përfituar ndihma familje që nuk kanë pësuar dëmë nga përmbytjet.
Banorët pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do përshkallëzojnë protestat.