TIRANË- Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dhënë alarmin për zhdukjen e të paktën 150 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat shqiptarë e kjo vetëm gjatë 6 muajve të fundit. Në mbledhjen e me parlamentarët demokratë kreu i PD aludoi se këto fonde janë përdorur për fushatë elektorale nga maxhoranca e majtë.
Procesi zgjedhor i 21 qershorit ishte sërish në fokus të fjalës së zotit Basha, ndërsa tha se opozita ka faktuar se pushteti bëri çdo përpjekje për manipuluar rezultatin zgjedhor e kësaj radhe shkuan deri tek fëmijët të cilët u përdorën për tu marrë prindërve kartat e tyre të identitetit
Por pavarësisht faktorëve të jashtëm që ndikuan në humbjen e së djathtës në këto zgjedhje, zoti Basha siguroi se analiza do të bëhet e thellë dhe e plotë në të gjitha struktar nga baza në qendër dhe për ti dhënë secilit atë që meriton për këtë proces.
Por ndonëse mbledhja me deputetët e PD u bë vetëm pak minuat para vizitës historisë të kancelares Angela Merkel në Shqipëri, ku nuk është parashikuar takime me kryetarin e opozitës, zoti Basha nuk u ndal për asnjë çast në këtë temë qoftë edhe për ta përshëndetur këtë moment.