A1 Report - Merkel në Tiranë, Qindra qytetarë para kryeministrisë presin Merkel

2015-08-22 1

Shumë qytetarë kanë dalë në qendër të Tiranës për të pritur Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Qytetarët janë rrjeshtur përpara kryeministrisë ku pritet të mbërrijë për herë të parë në vendin tonë, Kancelarja Merkel.

Entuziazmi për vizitën e saj duket tek qytetarët, një entuziazëm i cili ngjan edhe me ato që kemi parë kur vendin tonë e kanë vizituar Papa Françesku, ish- Presidenti amerikan Xhonxh Bush apo personalitete të tjerë Botërorë.

Free Traffic Exchange