A1 Report - Merkel mbërrin në Tiranë

2015-08-22 3

TIRANE - Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka prekur për herë të parë tokën shqiptare në vizitën e saj zyrtare në vendin tonë në kuadër të turit Ballkanik. Me korrektësinë që karakterizon popullin gjerman, Merkel mbërriti në aeroportin e Rinasit ?Nënë Tereza? në orën 13:30 në pamjet të cilat u transmetuan live në A1 Report. Në 4 orë qëndrimi në Tiranën zyrtare, Merkel do të takojë kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama. Në orën 14:15 do të zhvillohet pritja shtetërore e nivelit më të lartë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? përpara kryeministrisë. Pas takimit kokë më kokë prej 15 minutësh me kryeministrin Edi Rama, dhe takimit mes dy delegacioneve, në orën 15.40- 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp ku do të ceken tema të bashkëbisedimit si dhe përfundimet e takimeve dypalëshe.

Free Traffic Exchange