SHKODËR - ?Arrest me burg? është masa e sigurisë që Gjykata e Shkodrës ka dhënë për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, ekzekutorin e çiftit të turistëve çek në Dukagjin
Nën masa të rrepta sigurie i veshur me antiplumb, Sokol Mjacaj ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndaj 20-vjeçarit rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, prokuror i çështjes ishte Besnik Cani dhe gjykatëse Ermira Dedja, e cila caktoi edhe masën e sigurisë.
Prej pasdites së të dielës, Sokol Mjacaj ndodhet në qelitë e drejtorisë së policisë së Shkodrës ku po vijon të merret në pyetje nga hetuesit, por deri më tani nuk ka nxjerrë asnjë dëshmi të re.
20-vjeçari ende nuk ka dhënë asnjë detaj për bashkëpunëtorët dhe vijon të këmbëngule se ka vepruar i vetëm në ekzekutimin e turistëve çek dhe arratinë e tij.
Ndërkohe ende nuk dihet nëse familja e tij që jeton në fshatin e largët Lotaj do ta braktisë killerin edhe në ditën e gjyqit, pasi deri më tani nuk e kanë vizituar në ambientet e drejtorisë policë Shkodrës.
Ekzekutori i turistëve çek pritet të shoqërohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie ndërsa vëmendja e medias dhe opinionit publik për këtë proces pritet të jetë e lartë.