Bashkitë e reja, Hoti: Shkurtimet në bazë të nevojave; Teliti: Edhe nëpunësit civil-Ora News

2015-08-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mënyra sesi do të funksionojnë 61 bashkitë e reja ka shkaktuar debate në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulce. Opozita akuzoi qeverinë se do të shkurtojë një pjesë të mirë të adminisrratës vendore, duke prekur shërbimet për qytetarët. Ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës deklaruan se shkurtimet do të bëhen mbi bazën e nevojës që do të ketë secila nga bashkitë e reja.
Tiranë ? Debate në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe për mënyrën sesi do të funksionojnë 61 bashkitë e reja. Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar qeverinë se do të shkurtojë një numër të madh punonjësit të amdinistratës vendore, përfshi ata me statusin e nëpunësit civil, cka do të prekë cilësinë e shërbimeve për qytetarët, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga mazhoranca.
Enea Hoti, këshilltar i ministrit për Çështjet Vendore: ?Ata punonjës që ju suprimohet vendi i punës në komunë dhe janë punonjës civilë, ligji i nënpunësit civil thotë që nëse nuk kanë punësim tek njësia administrative do të transferohen në qendrën e bashkisë?
Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë pranë grupit të PD: ?Nëse të gjitha 61 bashkitë do ulin numrin e tyre të punonjësve, si do integrohen. I thonë nuk ka më vend për ty në administratën publike, sipas statusit të nënpunësit civil, merr 3 tre rroga nëse ke mbi 3 vjet eksperiencë dhe ikën në shtëpi, dhe ju këtë gjë do bëni?.
Artan Shkëmbi, drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale: ?Nëse nga këta 40, 30 prej tyre janë roje, pastruese dhe ata që pastrojnë qytetin, elektriçisti i fshatit, shkurtimi është shumë i vogël sepse shërbimet do vazhdojnë të ruhen dhe ata që kanë pasur 7 veta për të trajtuar ndihmë ekonomike sigurisht që nuk do jenë më 7?.
Ledjana Fratari, koordinatore në PD: ?Nëse kjo reformë është bërë thjeshtë për të kursyer 80 mln euro, të cilat i shpërndaheshin nënpunësve të ndryshëm në këto njësi vendore, atëherë kjo reformë territorial do të dështojë?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bashkite-e-reja-hoti-shkurtimet-ne-baze-te-nevojave-teliti-edhe-nepunesit-civil/

Free Traffic Exchange