Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjermania është një partnere e Shqipërisë, dhe ka një rritje të mbështetjes ekonomike e financiare, por shkëmbimet tregtare janë ende në një nivel të ulët.
Nga pikëpamja e vëllimit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditej si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë, pas Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Kinës dhe zë vetëm 5% të shkëmbimeve tregtare.
Tekstilet dhe këpucët janë sektorët që kanë nivelin më të lartë eksporteve dhe më pas vijnë pasjistet e manikenerive dhe pjesët e këmbimi.
Në vitin 2014, vepruan 146 ndërmarrje gjermane dhe të përbashkëta shqiptaro ? gjermane nga 121 që ishin në vitin 2010, dukë pësuar një rritje me mbi 20%.
Vëllimi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë lekë (287 milionë euro) duke pësuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010.
Ndërkohë, Republika Federale e Gjermanisë është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/marredheniet-tregtare-shqiperi-gjermani-ne-nivel-te-ulet/