A1 Report - Lezhe, të afërmit e Markut kërkojnë drejtësi, Daja: Nuk kishte konflikte

2015-08-22 1

LEZHË - Të afërmit e 23 - vjeccarit Kristjan Marku, të vrarë dy ditë më parë kërkojnë nga shteti dhe policia të zbardhë ngjarjen dhe të gjejë autorët.

Mark Pjetri daja i 23 - vjecarit, tha se ata janë të shokuar nga kjo ngjarje sepse Kristjan Marku nuk ka pasur asnjë konflikt të mërpashëm.

?Unë i bëj thirrje Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Ministrisë së Punëve të Brendshme që sa më parë të zbardhjet ngjarja e kësaj vrasje makabër që ndodhi ktë ditë në Lezhë. Kërkojmë vetëm drejtësi asgjë më tepër. Ka qenë njeri i urtë me norma me të gjitha dhe nuk ka pas asnjë problem?, - thotë daja i 23-vjeçarit

Të rinjë dhe qytetarë të Lezhës po ashtu kërkojnë zbardhjen e vrasjes misterioze të 23-vjeçarit, Kristjan Marku. Me foto të viktimës ata kanë marshuar në rrugët e qytetit të Lezhës, duke kërkuar që autorët e ngjarjes të vihen para drejtësisë.

Marshimi ka vijuar edhe para Komisiriatit të Policisë së Lezhës dhe Prokurorisë së këtij rrethi ku qytetarët kanë qëndruar për disa minuta, duke ju kërkuar këtyre insitucioneve që të vihen në lëvizje.

Kristjan Marku u ekzekutua dy ditë më parë në mënyre misterioze në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës nga përsona ende të paidentifikuar, ndërsa motivet e këtij krimi mbeten ende të paqarta, pasi 23-vjeçari nuk njihej si person problematik.

Free Traffic Exchange