Për të gjithë ata që kanë planifikuar të lëvizin në Tiranë me automjete,nesër do të jetë një ditë mjaft e vështirë.Vizita e shumëpritur e kancelares Gjermane në Shqipëri do të ?blindojë? kryeqytetin pasi shumë rrugë kryesore do të jenë të bllokuara sipas njoftimit të policisë.
Policia bën me dije se në kuadrin e masave të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë do të bllokohen nga ora 10:30-14:30 segmentet si më poshtë:
? Nga ora 1030-1430 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)
? Nga ora 1330-1430 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë ? Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit ? mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
? Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz ? Sheshi ?Shqiponja? - Rruga e ?Durrësit?
? Segmenti rrugor Sheshi ?Skëndërbej? ? Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?- Sheshi ?Nënë Tereza? , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.