SHKODER - Sokol Mjacaj, pritet të dalë te merkuren para gjykatës së Shkodrës ku do të njihet me akuzën e ?Grabitjes me pasojë vrasjen në dëm të dy turistëve Çeke? dhe ?Armëmbajtje pa lejë?. I riu gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë duke pohuar se ka dashur ti grabisë makinën, por djali që ndodhej në timon ka dashur ti marrë me forcë armën, dhe për pasojë ai i ka qëlluar me armë, duke i lënë të vdekur në vend.
Më pas 20-vjeçari që kishte vetëm një muaj që ishte liruar nga burgu ka mundur të dalë nga makina e aksidentuar, duke marrë prej andej një aparat telefonik të cilin e ka shitur një ditë më pas.
Sokol Mjacaj, ka shkuar në banesën e një gruaje, ku i ka kërkuar asaj ujë, duke i hyrë në banesë. Pikërisht në këtë banesë ai ka telefonuar policinë, duke përdorur telefonin e të zonjës së shtëpisë. Sokol Mjacaj ka qëndruar brenda në shtëpi, kur është rrethuar nga policia, në të cilën është dorëzuar, duke kërkuar që të mos e qëllonin pasi ishte i pa armatosur. Pas kësaj, situate ai është prangosur duke u shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër, duke u marrë në pyetje, gjatë gjithë mbrëmjes.
Para prokurorëve, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ku ka ndjerë pendesë. Nëse shpallet fajtor nga gjykata 20-vjeçari rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.